Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të lopës që kulloste në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, duke e krahasuar trajtimin e këtij rasti me dështimin e institucioneve për ta mbrojtur Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Osmani ka kritikuar institucionet, duke thënë se ato kanë vepruar ndaj pronarit të lopës, ndërsa nuk arritën ta mbrojnë jetën e Arlindës.
“Arlindën e lanë në duart e vdekjes. Pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë!
Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!
Logjikë mesjetare. Drejtësi e përmbysur!
Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka shkruar Osmani.
Burimi: Insajderi





