Ish presidentja, njëherësh deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demkratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka reaguar ndaj një video incizimi ku dëgjohet biseda e tashmë së ndjerës Arlinda Zekaj dhe një zyrtari policor.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “Shteti e la në duart e vdekjes”.
Ajo po ashtu ka shkruar se sot, kur zëri i Arlindës që lutej për shpëtim dëgjohet nga të gjithë, asnjë shkarkim nuk mjafton.
“Sot, kur zëri i Arlindës që lutej për shpëtim dëgjohet nga të gjithë, asnjë shkarkim nuk mjafton. Asnjë dorëheqje nuk mjafton e nuk e shlyen këtë dështim. Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale. DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/




