Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka kritikuar institucionet për, siç ka thënë, trajtimin e rasteve që lidhen me sigurinë dhe drejtësinë, duke e vënë përballë rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt me arrestimin e fundit të pronarit të një lope që kulloste bar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se institucionet e kanë lënë Arlinda Zekajn pa mbrojtje, ndërsa ka ironizuar reagimin e tyre në rastin e pronarit të lopës.

Sponsor 3M Express

“Kjo është logjika e tyre. Viktima pa mbrojtje. Lopa me pronar në pranga!”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka cilësuar këtë qasje si “logjikë mesjetare” dhe “drejtësi të përmbysur”, duke kritikuar institucionet për atë që e konsideron përparësi të mbrojtjes së kullotave ndaj mbrojtjes së jetës së njeriut.

“Kur institucionet dinë të mbrojnë kullotën nga lopa, por jo jetën e njeriut, kemi prekur fundin”, ka përfunduar Osmani.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

Pacolli takohet me përfaqësuesen e Estonisë, diskutojnë për mjedisin dhe energjinë

Atmosferë në shtëpinë e BBVK5, ja reagimet e banorëve gjatë ndeshjes Kosovë – Izrael (VIDEO)

Atmosferë në shtëpinë e BBVK5, ja reagimet e banorëve gjatë ndeshjes Kosovë – Izrael (VIDEO)

Shtëpia e Presley Gerber nxirret në shitje për 3.5 milionë dollarë, dy muaj pas vdekjes së tij

Shtëpia e Presley Gerber nxirret në shitje për 3.5 milionë dollarë, dy muaj pas vdekjes së tij