Bashkësia Lokale “Kalabria” ka njoftuar se sot, më 24 tetor, do të organizojë një aksion pastrimi në rrugën “Nebih Gashi”, në lagjen Emshir të Prishtinës.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi”, me qëllim të largimit të mbeturinave të grumbulluara dhe përmirësimit të pastërtisë në këtë zonë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 11:00, ndërsa në të janë ftuar të marrin pjesë banorët e lagjes, vullnetarët dhe qytetarët e tjerë që dëshirojnë të kontribuojnë.
Bashkësia Lokale “Kalabria” ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për krijimin e një ambienti më të pastër dhe ka bërë thirrje për mirëmbajtjen e vazhdueshme të hapësirave publike. /Telegrafi/




