Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

Pesë ndeshje në program, të shpërndara në tri ditë – java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës pritet të sjell përballje interesante, me sfida të rëndësishme për ekipet.

Sponsor 3M Express

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, ku pesë përballje do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në garën që po vazhdon të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.

Java hapet të premten, më 30 tetor, me duelin mes Ballkanit dhe Drenicës, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani do të synojë ta shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Drenica do të kërkojë rezultat pozitiv në një udhëtim aspak të lehtë.

Të shtunën janë në program dy ndeshje. Drita përballet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, në një takim ku gjilanasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre.

Ndërkohë, Llapi dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të sjellë rivalitet mes dy skuadrave.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën, më 1 nëntor. Malisheva pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën me përballjen që nis nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

AGK-ja kundërshton mbylljen e seancës për media në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

Mucunski: Dialogu me Bullgarinë vazhdon pas zgjedhjeve, do të pranojmë çdo mbështetje nga BE për një zgjidhje afatgjate

Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein

Tubimi i Trumpit ndërpritet nga protestuesit me akuza për lidhjet me Epstein

Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë | Momenti