Opsionet e sjelljes së Serbisë dhe BE-së, pas fitores së Listës Studentore

Opsionet e sjelljes së Serbisë dhe BE-së, pas fitores së Listës Studentore

Opsionet e sjelljes së Serbisë dhe BE-së, pas fitores së Listës Studentore

Shkruan: Albert Prenkaj

Sponsor 3M Express

_Është utopi të presim ndryshim të diakursit?

_

Ishte pak i besueshëm opsioni që Vuçiqi t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve. Siç duket, rezultati i thellë zgjedhor e ka detyruar ta pranojë humbjen, për të frenuar dhunën e mundshme – “për ta ruajtur qetësinë”.

Beogradi ka kaluar një periudhë relativisht të qetë gjatë viteve të protestave “Pumpaj”, pa dhunë ndaj institucioneve shtetërore dhe pa shkatërrime të pronës publike e private, ndryshe nga ajo që po dëshmojmë në Paris dhe Tiranë.

E gjendur pa figura të njohura për publikun, të cilat do të mund ta përfaqësonin në formimin e qeverisë, Lista Studentore ka mbajtur gjatë fushatës kursin tradicional etnonacionalist serb, duke konkurruar kështu me diskursin e ish-presidentit Vuçiq. Kjo ishte një strategji për t’iu përshtatur mendësisë së shumicës së votuesve dhe për të fituar zgjedhjet.

Programi zgjedhor dhe paraqitjet mediatike nuk kanë paraparë një politikë të përafrimit me BE-në apo vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndonëse Vuçiqi paralajmëroi se, diku në mars të vitit të ardhshëm, Lista Studentore do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Sa i përket Kosovës, Lista Studentore serbe mban një qëndrim të njëjt me atë të ish-presidentit Vuçiq. Gjatë rrugëtimit do të dëshmojm variacione në qëndrime dhe veprime.

Si do të sillet qeveria e re e Serbisë ndaj dialogut me Kosovën, në një kohë kur BE-ja, por edhe Uashingtoni zyrtar, po përpiqen ta rikthejnë strategjinë shtetërore të Serbisë, të bazuar në katër shtylla – Moskën, Pekinin, Brukselin dhe Uashingtonin – drejt trajektores gjeopolitike evropiane, përkatësisht atlantike?

A do t’i shtohen Serbisë “karotat”, si në kohën e rrëzimit të regjimit të Millosheviqit dhe ardhjes në pushtet të Gjingjiqit, i konsideruar si pro-perëndimor? Edhe Vuçiqi, kur erdhi në pushtet, e nxori kartën e proevropianizmit, duke e përdorur atë për ta ruajtur neutralitetin si mjet për forcimin e pozitës së Serbisë.

A është utopike të presim ndryshimin e diskursit të shtetit serb ndaj fqinjëve, si parakusht për rihapjen e rrugëtimit të tij drejt integrimit në BE?

A do të ndryshojë qasja e Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut?

A do ta tejkalojë Serbia Shqipërinë në këtë proces, duke pasur parasysh se kjo e fundit, përmes dhunës dhe refuzimit të dialogut të brendshëm, rrezikon të mbetet në vendnumëro?

Lexo edhe

Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

Thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Pejë, Pula: U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë

Abdixhiku kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Abdixhiku kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

37 aksidente dhe 2011 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

37 aksidente dhe 2011 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë