Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

Operacioni i mbrëmshëm kundër lojërave të fatit në rajonin e Prizrenit, bien në pranga 22 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona në një aksion kundër organizimit të lojërave të paligjshme të fatit në Prizren, Suharekë dhe Dragash.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e përbashkët të Prokurorsë së Prizrenit dhe Policis thuhet se operacioni është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, më 4 nëntor, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, pas hetimeve që kishin zgjatur për një kohë, shkruan Insajderi.

Gjatë aksionit, policia ka kontrolluar 20 lokacione, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi banimi, nën dyshimin për organizimin e lojërave online të fatit.

Në këto lokacione janë sekuestruar rreth 10 mijë euro para të gatshme, pajisje elektronike, katër armë zjarri dhe municion.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 19 persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre të tjerë janë liruar dhe do të vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael