Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, për deklaratën e tij lidhur me votimin e Bekim Sejdiut, ish-kandidatit për president, që tashmë është tërhequr nga gara.

Sponsor 3M Express

Hamza tha se emri i Sejdiut s’ka qenë në tavolinë për një marrëveshje të mundshme me Vetëvendosjen, prandaj nuk duhet të kërkohet veprim nga PDK-ja, raporton Klankosova.tv

“Marrëveshja për zoti Sejdiun, nuk është me PDK-në. Marrëveshja është me LDK-në. As nuk kam vërejtje personale, as politike, në raport me Sejdiun. Është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së. Nëse keni marrëveshje me LDK-në, urdhëroni, bëjeni.”

Ai tutje tha këto çështje nuk funksionojnë siç pretendon Kurti.

“Po t’i kërkoj 10 deputetë, 11, atëherë edhe unë po t’i kërkoj dy 29, sillni në sallë, qysh të dojnë le të votojnë. Por nuk shkojnë kështu. Nëse dojmë me bo Ligjin, sjelleni 29 deputetë në sallë, ndaq le të votojnë për, ndaq kundër, ndaq abstenim.”

Ndryshe, Kurti sot deklaroi se nëse PDK zotohet publikisht se siguron gjysmën e votave për Bekim Sejdiun për president, atëherë, sipas tij, Kuvendi do të procedojë me leximin e dytë për Ligjin për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne | Momenti