OBRM-PDUKM: Me Filipçen, LSDM po i gëzohet humbjeve

OBRM-PDUKM: Me Filipçen, LSDM po i gëzohet humbjeve

OBRM-PDUKM: Me Filipçen, LSDM po i gëzohet humbjeve

OBRM-PDUKM ka kritikuar liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar atë se po përpiqet ta paraqesë rezultatin e zgjedhjeve në Bërvenicë si një sukses, edhe pse, sipas partisë në pushtet, LSDM përfundoi në vendin e katërt.

Sponsor 3M Express

“Filipce dhe LSDM po përpiqen të gjejnë ngushëllim në vendin e tyre të katërt. LSDM ka rënë në një vlerësim prej 5% dhe po gëzohet për humbjen 4 me 1 nga OBRM-PDUKM në zgjedhjet lokale në Brvenicë”, thuhet në deklaratën e partisë.

OBRM-PDUKMpretendon se LSDM nën udhëheqjen e Filipçes ka pësuar një debakël politik, duke theksuar se partia është forca e katërt politike në Kumanovë dhe Bërvenicë, dhe e pesta në Shkup.

Sipas OBRM-PDUKM-së, rezultate të tilla tregojnë se LSDM nuk ka një vizion politik dhe një ofertë bindëse me të cilën do të imponohej si një alternativë ndaj qytetarëve.

“Filipçe, nën mentorimin e Zaevit, e ka shndërruar LSDM-në në një parti që i gëzohet humbjeve”, akuzon OBRM-PDUKM.

Lexo edhe

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve