Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë

Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë

Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë

Dy raste të djegies së hamulloreve janë regjistruar mëngjesin e së dielës në Komunën e Klinës, me ç’rast Policia e Kosovës ka identifikuar personat përgjegjës dhe ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tyre.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, rasti i parë është raportuar rreth orës 08:10 në fshatin Ujmir.

Përderisa zjarrfikësit u angazhuan për lokalizimin e flakëve, policia arriti ta identifikojë autorin e ndezjes, transmeton Klankosova.tv.

Vetëm 35 minuta më pas, rreth orës 08:45, e njëjta njësi policore, teksa po kthehej në drejtim të qytetit, ka hasur në një tjetër vatër zjarri në fshatin Shtaricë, ku po ashtu po digjeshin hamullore, ku edhe në këtë lokacion është identifikuar menjëherë personi përgjegjës.

Të dy qytetarët janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë, ku ndaj secilit veç e veç është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

Pas këtyre ngjarjeve, Policia e Kosovës ka ripërsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura:

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë theksojnë se kontrollet në terren do të vijojnë pandërprerë, me qëllim parandalimin e zjarreve dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që shkelin dispozitat ligjore.

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Nuk respektuan rregullat, shqiptohen gjoba ndaj dy qytetarëve në Klinë | Momenti