“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, “MAT” publikon deklaratën me zë të Arlindës në polici

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, “MAT” publikon deklaratën me zë të Arlindës në polici

“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, “MAT” publikon deklaratën me zë të Arlindës në polici

Emisioni hulumtues “MAT” ka zbuluar detaje të reja nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Klan Kosova ka siguruar deklaratën e Arlindës të dhënë me zë në polici, në të cilën ajo rrëfen për trajtimin që pretendonte se kishte përjetuar brenda shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortit.

Në videon e publikuar dëgjohet Arlinda duke përshkruar kufizimet dhe kërcënimet me të cilat, sipas deklaratës së saj, ishte përballur. Ajo kishte kërkuar që ajo familje të largohej, duke treguar se nuk e lejonin as të ushqehej, të pinte ujë apo të shikonte televizor.

Më poshtë deklarata:

Në shtëpi janë njerëz që nuk kanë vendim gjykate me jetu në atë shtëpi. Po ashtu, asnjëherë më parë nuk kanë jetuar këtu por vetëm nga marrja e aktvendimit për urdhër-mbrojtje.

Unë jam bashkëpronare, këta ma kanë uzurpuar shtëpinë, nuk munden me bashkëjetu me mua e as nuk munden me qenë mysafir. Po më kërcënojnë, nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë, as televizor me shiku, plus me jetë po më kërcënojnë, edhe rryma u ndal e panë edhe policia që nuk ka rrymë, se e ndalen rrymën.

Djalin nuk e ka lanë Jetoni këtu, në shtëpi dhe në prezencën e policisë ka bërtit, ka sha, edhe ju policia nuk e keni arrestuar. Policia e ka pa kur nuk e ka lënë djalin me hy brenda dhe kur refuzojke me hy brenda, prandaj nuk është çudi asgje që familjarët e tij po bëjnë brenda kundër meje.

Kërkoj që këta me ma liru shtëpinë deri në përfundimin e çështjes ngase unë jam bashkëpronare dhe dua të kthehem sipas vendimit në shtëpi. Po ndihem e rrezikuar për jetë, pas ndaljes së rrymës, kanosjes së plakes aty, edhe të miturës, nuk dua të bi në nivelin e tyre për fyerje e fjalët që vazhdimisht i përdorën për kaq orë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendohen 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal në Pejë

Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendohen 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal në Pejë