Nuk ka raste të reja me fruth, autoritetet po monitorojnë gjendjen shëndetësore të të gjithë atyre që kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendra për Shëndet Publik kanë informuar të gjitha palët e interesuara për vendndodhjen e të infektuarve, familjet e tyre, kopshtin, spitalin.

Tre fëmijë të vegjël, një burrë 45-vjeçar dhe një person nga Kosova janë infektuar me fruth. Fruthi transmetohet shumë lehtë, një ekspozim i shkurtër ndaj virusit në një dhomë të mbyllur mund të rezultojë në infeksion. Mjafton që një person i infektuar të jetë në një korridor ose sallë pritjeje dhe ka shumë raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar rekomandime për mjekët familjarë se si të veprojnë në kushtet kur ka raste me fruth në territorin e Maqedonisë, dhe gjithashtu është përcaktuar se në cilin institucion shëndetësor do të trajtohen fëmijët me fruth nëse kanë nevojë për shtrim në spital.
Klinika e sëmundjeve infektive do të kujdeset për të rriturit me fruth, nëse kanë nevojë për trajtim spitalor. Ekziston një rrezik real i një epidemie, mjekët kanë dhënë alarmin për një kohë të gjatë, sepse vetëm 62% e njerëzve janë të vaksinuar me vaksinën MMR.
Shtatë vjet më parë, kur filloi epidemia në vend, përfshirja me vaksinën kundër fruthit ishte 74%./Telegrafi/




