“Nuk ishte vendimtar në ndeshjet e mëdha”, ish-ylli i Man Cityt me kritika ndaj Kane pas Topit të Artë

Samir Nasri kritikoi Harry Kanen pas triumfit të sulmuesit anglez në garën për Topin e Artë, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të vendosur fatin e ndeshjeve më të mëdha.

Sponsor 3M Express

Ish-mesfushori i Manchester Cityt nuk e konteston cilësinë e sulmuesit të Bayern Munichut, por beson se statistikat e jashtëzakonshme nuk janë të mjaftueshme për ta justifikuar plotësisht fitimin e çmimit individual më prestigjioz në futboll.

Kane e fitoi Topin e Artë në një ceremoni në Londër, duke lënë pas Kylian Mbappen e Real Madridit dhe talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Ky triumf e bëri atë anglezin e parë në 25 vjet që fiton këtë çmim.

Sulmuesi 33-vjeçar u shpërblye pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin regjistroi 73 gola dhe tetë asistime në 65 paraqitje me klubin dhe kombëtaren.

Vetëm te Bayern Munichu, Kane shënoi 61 gola në 51 ndeshje, duke vendosur një rekord të ri të klubit për një sezon. Kontributi i tij ndihmoi gjigantin bavarez të fitonte dy trofe vendorë.

Megjithatë, këto shifra nuk e kanë bindur plotësisht Nasrin, i cili shprehu habinë për rezultatin përfundimtar të votimit gjatë një paraqitjeje në televizionin francez Canal+.

“Harry Kane, Topi i Artë… Në rregull, statistikat e bënë diferencën”, deklaroi Nasri.

Më pas, ish-reprezentuesi francez shpjegoi rezervat e tij për sulmuesin anglez, duke vënë theksin te ndikimi i tij në ndeshjet vendimtare.

“Ai është një futbollist fantastik, me shumë cilësi. Por ai nuk ka qenë kurrë lojtari që e ka çuar ekipin e tij drejt suksesit apo që e ka bërë skuadrën të fitojë ndeshjet vërtet të mëdha”.

“Gjithmonë ekziston një dobësi e vogël. Megjithatë, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, u shpreh Nasri./Telegrafi/

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar