“Nuk e kemi përmbushur misionin tonë”: Programi i lajmeve në televizionin publik në Serbi filloi me një kërkim falje për shikuesit

Në edicionin e parë informativ nga Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) – prezantuesi Goran Eror, që në fillim, të hënën, lexoi një ndjesë për faktin se pamjet e shumta të festimeve të “Listës së Studentëve” pas zgjedhjeve të së dielës nuk u transmetuan në RTV, pavarësisht kundërshtimeve të disa punonjësve.

Sponsor 3M Express

Edicioni filloi me pamje nga festimet e mbrëmjes të së dielës në rrugët e Novi Sadit dhe qyteteve të tjera në Serbi.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Eror deklaroi se shërbimi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij prej vitesh.

“Shërbimi publik nuk e ka kryer funksionin e tij prej shumë vitesh. Ka heshtur, ka mbyllur sytë, ka informuar në mënyrë të njëanshme, ka raportuar pa asnjë qasje kritike; nuk ka bërë pyetjet e duhura, ose nuk ka bërë fare pyetje. Për këtë, u kërkojmë ndjesë shikuesve”, ka thënë prezantuesi.

Ai shtoi se një pjesë e punonjësve të RTV-së janë përpjekur që gazetarët dhe redaktorët e këtij institucioni të mund të punojnë lirisht dhe në përputhje me parimet etike.

“Fatkeqësisht, nuk e fituam betejën në kohën e duhur, por besojmë se është një luftë që ia vlen të bëhet”, ka thënë më tej Eror.

Kujtojmë se për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili e drejtonte Serbinë, qoftë si president, qoftë si kryeministër, që nga viti 2014.

Dhe gjatë fundjavës, ata e arritën qëllimin e vet.

Ata arritën një fitore bindëse në zgjedhje, ku lëvizja i fitoi 139 nga 250 vendet në Parlament. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

“Nuk e kemi përmbushur misionin tonë”: Programi i lajmeve në televizionin publik në Serbi filloi me një kërkim falje për shikuesit | Momenti