Nuhiu: Shqiptarët e Preshevës në diasporë s’u mobilizuan mjaftueshëm, ishte mundësi e humbur

Nuhiu: Shqiptarët e Preshevës në diasporë s’u mobilizuan mjaftueshëm, ishte mundësi e humbur

Nuhiu: Shqiptarët e Preshevës në diasporë s’u mobilizuan mjaftueshëm, ishte mundësi e humbur

Rinor Nuhiu, ish-këshilltar i ish-presidentes Vjosa Osmani, ka vlerësuar se rezultati i koalicionit shqiptar në zgjedhjet në Serbi përbën një arritje të mirë, por jo në nivelin e asaj që ishte cilësuar si arritje historike.

Sponsor 3M Express

Në emisionin Rubikon, Nuhiu ka thënë se mobilizimi i pamjaftueshëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në diasporë ishte një mundësi e humbur për të siguruar më shumë vota për koalicionin shqiptar.

Ai ka përmendur rezultatet nga vendvotimet në ambasadat e Serbisë, duke e cilësuar shqetësues faktin se në vende si Zvicra dhe Gjermania, sipas tij, koalicioni shqiptar nuk kishte marrë vota.

“Mendoj që është arritje e mirë, por shumë larg asaj që është diskutuar dje si arritje historike. Unë mendoj që ka qenë një mundësi e humbur mosmobilizimi i mjaftueshëm i shqiptarëve të Preshevës që jetojnë në diasporë”, ka deklaruar Nuhiu Rubikon të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia e ka zvogëluar numrin e vendvotimeve në Zvicër nga katër në dy, duke e bërë më të vështirë procesin e votimit për qytetarët që jetojnë atje.

Sipas Nuhiut, janë dy arsye kryesore që kanë ndikuar në mobilizimin e pamjaftueshëm të votuesve shqiptarë.

“E para apatia politike e të rinjve por edhe të gjithëve në Luginën e Preshevës për ndonjë shpresë që Beogradi mund të përmirësoj gjendjen e shqiptarëve edhe për shkak të pasivizimit të adresave. Dhe e dyta, shqiptarët e Preshevës me të drejtë kanë edhe apatinë e tyre ndaj partive shqiptare që ishin për një kohë të gjatë”, tha Nuhiu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Policia po kërkon Albert Sylajn në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Trump ironizon me 5000 dollarë: Mund të blesh vetëm një hamburger në Mar-a-Lago

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Sensacion në Angli: Skuadra e ligës së katërt trondit Arsenalin dhe siguron çerekfinalen

Nuhiu: Shqiptarët e Preshevës në diasporë s’u mobilizuan mjaftueshëm, ishte mundësi e humbur | Momenti