Nostalgji, emocione e vlerësime për Akordet e Kosovës` në `Red Carpet` në RTK

Nostalgji, emocione e vlerësime për Akordet e Kosovës` në `Red Carpet` në RTK

Nostalgji, emocione e vlerësime për Akordet e Kosovës` në `Red Carpet` në RTK

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci vlerësoi rikthimin e festivalit dhe rëndësinë e aktiviteteve kulturore për qytetarët.

Ajo ka vlerësuar rikthimin e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, duke thënë se ky festival i kujton asaj rininë dhe traditën e pasur muzikore.

Sponsor 3M Express

Nagavci tha se rikthimi i “Akordeve të Kosovës” me emërtimin e ri është një emocion i veçantë. Ajo kujtoi se festivali, i cili nisi në vitet e 60-ta, dikur ishte një ngjarje e njohur dhe e rëndësishme muzikore.

Nagavci vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e artistëve jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare.

Ajo uroi sukses për këngëtarët pjesëmarrës dhe theksoi rëndësinë e organizimit të më shumë aktiviteteve kulturore e artistike, që ofrojnë mundësi për qytetarët.

Gjatë bisedës në tapetin e kuq të RTK-së, Nagavci e vlerësoi edhe rëndësia e natës së tretë të festivalit, e dedikuar për fëmijët.

“Është tejet e rëndësishme të kemi sa më shumë aktiviteteve për fëmijët dhe përfshirja e tyre me artin, qoftë si pjesëmarrës në ‘Akordet e Kosovës’ apo edhe si përcjellës, është një lidhje më e afërt me artin”, tha ajo.

Në tapetin e kuq të RTK-së u mirëpritën edhe ish-redaktorja e muzikës në Radiotelevizionin e Kosovës, Minire Fetahu, si dhe avokati Arianit Koci.

Fetahu, e cila tashmë rikthehet në “Akordet e Kosovës” si spektatore, vlerësoi rëndësinë historike të festivalit dhe kontributin e tij në zhvillimin e muzikës shqiptare.

“‘Akordet’ kanë qenë një bazë e artit muzikor jo vetëm të Kosovës, por edhe të të gjitha hapësirave shqiptare, sepse kanë përfshirë të gjithë këngëtarët, kompozitorët, artistët, aranzhuesit dhe instrumentistët nga mbarë trojet shqiptare”, tha Fetahu.

Ajo përgëzoi drejtuesit e RTK-së dhe Ministrinë e Kulturës për rikthimin e festivalit, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të madhe kombëtare.

Fetahu vlerësoi veçanërisht mbrëmjen e dedikuar për fëmijët, e cila u ofron talenteve të reja mundësinë të prezantohen dhe të zhvillojnë prirjet e tyre artistike.

“Kur fëmijët i tubon dhe nxjerr talente të ndryshme nga ai festival, do të thotë shumë, sepse ata fëmijë do të rriten me atë talent, do të zhvillohen dhe nesër do të bëhen artistë të mëdhenj”, theksoi ajo.

Edhe avokati Arianit Koci shprehu kënaqësinë për vazhdimin e traditës së “Akordeve të Kosovës”, duke e cilësuar festivalin si një ngjarje ikonike të muzikës shqiptare.

Koci kujtoi se festivali nisi në vitin 1963 dhe përmendi ngjashmëritë në frymë me festivalin italian të muzikës, Sanremo.

Ai theksoi se “Akordet e Kosovës” kanë qenë një platformë e rëndësishme për kompozitorët dhe muzikën e lehtë, duke vlerësuar nivelin artistik që festivali kishte arritur ndër vite.

Për Kocin, rikthimi i festivalit ka edhe një domethënie personale, pasi babai i tij, Akil Koci, ka kompozuar këngë që janë prezantuar në këtë skenë.

Ai kujtoi emocionet e fëmijërisë dhe lidhjen familjare me festivalin, duke shprehur kureshtjen për atë që do të sjellë nata finale.

Instrumentisti Astrit Stafai kujtoi pjesëmarrjen e tij në “Akordet e Kosovës” si fëmijë, kur ishte paraqitur si këngëtar me këngën “Dembelat e Stambollit”.

Ai tha se rikthimi i festivalit i ka zgjuar kujtime të veçanta dhe e bën të ndihet krenar që sot është pjesë e tij si instrumentist.

“Është një emocion i veçantë, sepse po na kthen pas në kohë. Është njëfarë nostalgjie dhe, në të njëjtën kohë, po ndihem shumë krenar dhe normalisht i privilegjuar të jem pjesë e eventit më të madh në vendin tonë dhe e historikut të muzikës kosovare”, tha Stafai.

Ai e vlerësoi rikthimin e festivalit me emërtimin historik, duke e cilësuar si një zhvillim shumë të rëndësishëm për muzikën në Kosovë.

Edhe aktori Fatmir Spahiu vlerësoi rikthimin e festivalit, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të veçantë për kujtesën kulturore të Kosovës.

“Rikthimi i ‘Akordeve’ është rikthimi i një prej kujtesave emocionale kolektive për artin e krijuar në atë periudhë. Mua më pëlqen ky rikthim dhe, si qytetar i këtij vendi, më bën të lumtur”, tha Spahiu.

Ai foli edhe për rëndësinë e vazhdimësisë së festivalit dhe për synimin e Kosovës që të jetë pjesë e garave të organizuara nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), përfshirë Festivalin Evropian të Këngës dhe atë për Fëmijë.

Spahiu shprehu shpresën se Kosova do të arrijë të marrë pjesë në këto gara, duke vënë në pah se vendi është pranuar në organizata të rëndësishme ndërkombëtare sportive, si FIFA dhe UEFA.

“Nuk kam ndonjë shpjegim logjik se si EBU nuk po vepron. Si është e mundur që disa fëmijëve të mos u lejohet të marrin pjesë në Eurovizionin për Fëmijë? Bëhet fjalë për këngën, bëhet fjalë për muzikën dhe kjo është një absurd i llojit të vet”, tha Spahiu.

Ai shtoi se Kosova është përballur edhe më parë me pengesa në institucione ndërkombëtare, por shprehu bindjen se vazhdimi i aktiviteteve kulturore dhe muzikore mbetet i rëndësishëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë

Tri shtete shfaqin interesim konkret për aksionet e Man Utd – zbulohet çfarë po ndodh në prapaskenë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Bolsonaros nga Brazili

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Bolsonaros nga Brazili

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim të tensioneve në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve civile

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim të tensioneve në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve civile