Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

“Kosova përjetoi luftë, përndjekje dhe vuajtje të paimagjinueshme në luftën e saj për liri. Gratë ishin ndër ato që paguan çmimin më të lartë. E megjithatë, sot, gratë vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa vetë institucionet që duhet t’i mbrojnë ato dështojnë vazhdimisht. Vetëm gjatë këtij viti, raportohet se tetë gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje. Arlinda Zekaj u lut për mbrojtje nga autoritetet. Ajo i paralajmëroi se jeta e saj ishte në rrezik. Tri ditë pas thirrjes së saj të fundit, ajo u vra me sëpatë nga kunati i saj, vetëm sepse po përpiqej ta kthente djalin e saj, pasi ai i ishte marrë nga familja e bashkëshortit” – shkroi ai.
Dhe këtë e konsideroi si turp kombëtar.
“Ky është një turp kombëtar. Një vend që luftoi për lirinë e vet, nuk duhet të pranojë kurrë një realitet ku grave u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”



