Ky është momenti tronditës kur një vajzë trevjeçare mbeti e varur nga dritarja e një ndërtese të lartë, pasi koka i kishte ngecur midis hekurave mbrojtës.

E mitura ishte vetëm pak centimetra larg një tragjedie, pasi kishte dalë nga apartamenti i saj në katin e 12-të në Kinë; megjithatë, fqinjët reaguan me shpejtësi dhe e shpëtuan atë nga rënia e mëtejshme.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin këtë ngjarje dramatike, e cila ndodhi të shtunën në një kompleks banesash në Fujian, në bregdetin juglindor të vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një nga videot, shihen dy burra që zgjaten lart nga apartamenti i katit të poshtëm, duke mbajtur një karrige poshtë fëmijës.
Më pas, shfaqet një polic që ndihmon burrat dhe e mban karrigen në vend derisa mbërriti shërbimi zjarrfikës.
Në pamjet e mëvonshme, shihet një zjarrfikës duke prerë hekurat metalikë – ndërsa shkëndija fluturojnë në ajër – në përpjekje për të liruar kokën e fëmijës.
Më pas, shihet se si e mitura merret dhe dërgohet në një vend të sigurt.
Sipas raportimit të “South China Morning Post”, nëna e fëmijës e kishte lënë atë vetëm në apartament për të fjetur, ndërsa vetë kishte dalë për të blerë ushqime. /Telegrafi/




