Një tjetër statistikë negative për Chelsean, hyn në historinë e Ligës Premier me një rekord të padëshiruar

Chelsea ka regjistruar një statistikë të padëshiruar në historinë e Ligës Premier, duke u bërë klubi i tretë që arrin shifrën e 100 kartonëve të kuq në elitën e futbollit anglez.

Sponsor 3M Express

Kjo shifër u arrit pas përjashtimit të Cole Palmer në humbjen 2-0 ndaj Tottenham Hotspur, në derbin londinez, ku mesfushori anglez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë.

Për Palmer, ky ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e tij si futbollist profesionist, ndërsa përjashtimi i tij e vështirësoi edhe më shumë situatën e Chelseat në një ndeshje që përfundoi me humbje.

Tottenhami siguroi fitoren falë golit të Mathys Tel dhe autogolit të portierit Mike Penders, duke i shkaktuar një tjetër rezultat zhgënjyes skuadrës londineze.

Sa i përket statistikave historike, vetëm Evertoni dhe Arsenali kanë marrë më shumë kartonë të kuq se Chelsea në historinë e Ligës Premier.

Evertoni kryeson këtë renditje me 113 kartonë të kuq, i ndjekur nga Arsenali me 110, ndërsa Chelsea tashmë renditet në pozitën e tretë me 100 përjashtime.

Ndërkohë, Newcastle United është një tjetër skuadër që po i afrohet këtij rekordi të padëshiruar, pasi deri më tani ka grumbulluar 96 kartonë të kuq në historinë e saj në Ligën Premier. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër