Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë një tjetër rekordi historik. Ylli portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr si mysafir ndaj Al Faysalyt në Ligën Premier të Arabisë Saudite, duke e çuar në 982 numrin e golave të realizuar gjatë karrierës së tij.

41-vjeçari është vetëm 18 gola larg shifrës historike prej 1.000 golash në ndeshjet zyrtare. Me golin e fundit, Ronaldo ka regjistruar 836 gola me klubet dhe 146 me përfaqësuesen e Portugalisë.
Në nivel klubesh, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pesë gola për Sporting Lisbonën, 145 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe 135 për Al Nassr.
Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar gjashtë gola për skuadrën saudite, pesë në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Në ndeshjen e fundit, portugezi shënoi golin që e çoi Al Nassr në epërsi prej 2-0, pas asistimit të bashkëkombësit të tij, Joao Felix.
Al Hamdan dhe Angelo realizuan golat e tjerë për skuadrën e Ronaldos, ndërsa Bongonda shënoi për Al Faysalyn.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




