Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Shabandulla” në Rahovec, në orët e para të së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 tetor, rreth orës 00:35, kur viktima, një mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.
Viktima kishte marrë një plagë në kraharorin e djathtë dhe fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur dëshmi. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/




