Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti kishte arritur pa shenja jete.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe Rrezikimi i Sigurisë në Vendin e Punës”.
Sipas policisë, përgjegjësi i punëtorëve është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimi: RTKLive




