Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave

Dy pjesëtarë të ekipit të emisionit ‘Kiks Kosova’, që transmetohet në Klan Kosova, kanë pësuar lëndime fizike pasi janë sulmuar nga tre persona të panjohur në Ferizaj.

Sponsor 3M Express

Ekipi ka qenë në automjetin e tyre në lëvizje kur dy automjete të tjera ua kanë bllokuar rrugën.

Nga ato vetura kanë dalë së paku tre persona të cilët kanë sulmuar stafin e Kiks-it, duke lënduar dy prej tyre fizikisht, kurse pjesa tjetër e stafit kanë mbetur të traumatizuar.

Sipas informacioneve të fundit, një person i dyshuar është paraqitur në Stacionin Policor në Ferizaj, ku e ka dorëzuar kamerën e Kiks Kosova.

Ai ka deklaruar se të njëjtën e ka gjetur, por Policia e ka ndaluar deri në sqarim të rrethanave.

Vlen të theksohet se ekipi, në momentin e sulmit, nuk ka qenë duke kryer xhirime.

Lexo edhe

“Ti po mundohesh me ndërru botën”, Debat i ashpër mes Arlindës dhe Vjollcës (VIDEO)

“Ti po mundohesh me ndërru botën”, Debat i ashpër mes Arlindës dhe Vjollcës (VIDEO)

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tregtinë dhe lëvizjen e të rinjve

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tregtinë dhe lëvizjen e të rinjve

Alarm për bombë në avionin e linjës Manchester-Tiranë

Alarm për bombë në avionin e linjës Manchester-Tiranë

Një person dorëzon në Polici kamerën e Kiks Kosova – po mbahet deri në sqarim të rrethanave | Momenti