Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me Call Center

Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me Call Center

Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim me Call Center

Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi është marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit.

“Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji” është caktuar për secilin nga nëntë të pandehurit, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sponsor 3M Express

Sipas dyshimeve të paraqitura në njoftimin zyrtar, veprimet e kundërligjshme dyshohet se janë kryer gjatë vitit 2026, deri më 23 tetor, në lokacione të ndryshme në Prishtinë, të cilat dyshohet se janë përshtatur dhe shfrytëzuar si qendra të thirrjeve.

Gjykata bën të ditur se të pandehurit dyshohet se kanë vepruar “në mënyrë të organizuar, të koordinuar dhe me role të ndara”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se kanë paraqitur fakte të rreme dhe janë prezantuar si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare, duke i vënë në lajthim shtetas të huaj dhe duke i nxitur ata të ndërmarrin veprime në dëm të pasurisë së tyre.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, t’i shmangen ndjekjes penale.

“Ekziston rreziku se nëse të njëjtit lihen në liri, mund të arratisen”, thuhet në njoftim, ku si rrethana që mbështesin këtë vlerësim përmenden fakti se tre nga të pandehurit janë shtetas gjermanë, si dhe udhëtimet e shpeshta jashtë vendit.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë në zhvillimin e procedurës penale, përfshirë mundësinë e fshehjes, ndryshimit apo asgjësimit të provave materiale.

Sipas njoftimit, ekziston gjithashtu rreziku që ata të ndikojnë te të dëmtuarit, dëshmitarët ose bashkëpjesëmarrësit e dyshuar në realizimin e veprave penale.

Gjykata ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive