Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve Z.B. dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Sponsor 3M Express

Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse të pandehurit lihen në liri, të njëjtit mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, t’i shmangen ndjekjes penale dhe të bëhen të paarritshëm për organet e drejtësisë. Ky vlerësim mbështetet në faktin se të pandehurit kanë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, andaj ekziston rreziku konkret që të pandehurit, me qëllim të shmangies së ndjekjes penale, të largohen dhe t’i ikin drejtësisë.

“Gjykata konstatoi se masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e papenguar të procedurës penale në këtë çështje penale. Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton Gjykata.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tri zakone të thjeshta që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë natës

Tri zakone të thjeshta që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të lëkurës gjatë natës

Elijona thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Klodi: Nuk jap shpresa aty ku nuk ka

Elijona thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Klodi: Nuk jap shpresa aty ku nuk ka

Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë eurosh

Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë eurosh

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë | Momenti