Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, për shkak të dyshimit të bazuar se Sylaj ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Kërkesa e prokurorisë është aprovuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu.

Paraburgimi është caktuar për një muaj dhe llogaritet nga 27 tetori 2026, në orën 23:40, deri më 27 nëntor 2026.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Arlinda Zekaj është vrarë në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi kthehet në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj i cili në kohën e raportimit ishte në arrati.

Dorasi i dyshuar u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan.

Vrasja ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar Arlindës kthimin në shtëpi, tri ditë pas ankesës së saj për dështimet institucionale dhe dy ditë pas paralajmërimit të një zyrtari policor për nevojën e masave shtesë të sigurisë./Telegrafi.

Lexo edhe

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi