Një muaj paraburgim për 22-vjeçarin nga Shqipëria, u kap me mbi një kilogram kokainë dhe armë automatike në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim Grenard Rrustajt, 22-vjeçarit nga Shqipëria, i cili u arrestua më 27 tetor gjatë një bastisjeje policore në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, ku u sekuestruan mbi një kilogram substancë e dyshuar kokainë, marihuanë, një armë automatike dhe dhjetëra fishekë.

Sponsor 3M Express

Emrin e të dyshuarit, Grenard Rrustaj, Gazeta Sinjali e raportoi ekskluzivisht menjëherë pas operacionit policor, duke zbuluar detaje për bastisjen dhe sendet e sekuestruara në banesën ku ai u gjet.

Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Gjakovë, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, më 27 tetor, rreth orës 12:00, në rrugën “Fadil Nimani”, i dyshuari dyshohet se posedonte substanca narkotike me qëllim të shitjes ose shpërndarjes së paautorizuar.

Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 9.35 gramë substancë e dyshuar kokainë, si dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar marihuanë.

Përveç narkotikëve, policia ka sekuestruar një armë automatike, tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Në mesin e provave materiale janë edhe një peshore elektrike dhe para të gatshme në valuta të ndryshme: 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë dhe 100 rubla ruse.

Gjatë bastisjes janë gjetur edhe dy telefona iPhone dhe një fletore me shënime të ndryshme, të cilat janë marrë për ekzaminim në kuadër të hetimeve.

Ai do të mbahet në paraburgim deri më 27 nëntor 2026, ndërsa palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura tregon çfarë i këndon vajzës së saj: Qika jem, ty të ka nana mbretëreshë

Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura tregon çfarë i këndon vajzës së saj: Qika jem, ty të ka nana mbretëreshë

E konfirmon edhe Zvicra: Bashkë me Gjermaninë ndajnë 2.1 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë, përfitojnë mbi 700 studentë

E konfirmon edhe Zvicra: Bashkë me Gjermaninë ndajnë 2.1 milionë euro për arsimin profesional në Kosovë, përfitojnë mbi 700 studentë

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë

“Ajo kishte të drejtë të kërkonte siguri në shtëpinë e vet”, protestuesit vendosin mesazhe në objektin e Ministrisë së Drejtësisë