Një dyqan në Angli bëhet atraksion për vëzhguesit e shpendëve, shkak një tufë e rrallë nga Skandinavia

Një dyqan i rrjetit Farmfoods në Blyth të Anglisë është shndërruar në atraksion për vëzhguesit e shpendëve, pasi një tufë prej rreth 30 shpendësh të rrallë nga Skandinavia ka mbërritur aty në kërkim të ushqimit.

Sponsor 3M Express

Shpendët kanë udhëtuar më shumë se 1.100 kilometra drejt Britanisë së Madhe, pas dështimit të të korrave të frutave në vendet e tyre të origjinës.

Ata janë vendosur në pemët pranë parkingut të dyqanit, ku ushqehen me frutat e kuqe të pemëve rowan, duke tërhequr dhjetëra vëzhgues që kanë mbërritur për t’i fotografuar.

Sipas vëzhguesit Philip Lau, shpendët zakonisht qëndrojnë në Britani për rreth dy muaj, përpara se të kthehen në Skandinavi për t’u shumuar.

Këta shpendë dallohen për pendët ngjyrë kafe-rozë, kreshtën karakteristike në kokë dhe maskën e zezë rreth syve.

Në vitet kur mungon ushqimi në Skandinavi dhe Rusinë veriore, mijëra prej tyre mbërrijnë në Britani, duke krijuar një fenomen të rrallë që tërheq vëmendjen e vëzhguesve të natyrës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ushtarët e FSK-së bëhen me jelekë taktikë, jepet kontrata mbi 300 mijë euroshe

Ushtarët e FSK-së bëhen me jelekë taktikë, jepet kontrata mbi 300 mijë euroshe

Man City rikthen epërsinë kundër Arsenalit, çfarë aksioni ka organizuar mesfushori 19-vjeçar i “citizens”

Man City rikthen epërsinë kundër Arsenalit, çfarë aksioni ka organizuar mesfushori 19-vjeçar i “citizens”

Loshaj: Serbia mbetet kërcënim, prania amerikane ka rëndësi të madhe për sigurinë e Kosovës (VIDEO)

Loshaj: Serbia mbetet kërcënim, prania amerikane ka rëndësi të madhe për sigurinë e Kosovës (VIDEO)