Një 36 vjeçare u gjet pa shenja jete – çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Suharekë

Një 36 vjeçare u gjet pa shenja jete – çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Suharekë

Një 36 vjeçare u gjet pa shenja jete – çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së mërkurës fshatin Leshan të Suharekës, ku 36-vjeçarja Doruntina Bytyqi është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së saj.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është gjetur në katin e dytë të shtëpisë me njërën dorë të djegur, pranë një nxemëseje. Në momentin tragjik, në katin e parë ndodhej motra e saj, me të cilën jetonte së bashku, ndërsa bëhet e ditur se 36-vjeçarja kishte pasur probleme të shëndetit mendor.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, dhe është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML). Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Barcelona mbetet pa Fermín Lopez për dy ndeshjet e ardhshme në La Liga

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lenars Namani, talenti i ri i portës që po shkëlqen te Trepça ’89

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë

Lukashenko ironizon me pretendimet territoriale të Putinit: Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë