Një fëmijë dyvjeçar ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti të komunikacionit në Zhur të Gjakovës.

Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, të siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Uka, dy persona të lënduar janë sjellë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës për trajtim të mëtejshëm.
Njëri nga të lënduarit është fëmijë dyvjeçar, gjendja e të cilit raportohet të jetë e rëndë dhe jo stabile.
Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në Qendrën Emergjente, është vendosur që fëmija të transferohet në Mjekimin Intensiv (MIQ) për trajtim të mëtejshëm.




