Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, Kosova përfaqësohet me tri sportiste

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, Kosova përfaqësohet me tri sportiste

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, Kosova përfaqësohet me tri sportiste

Me ceremoninë hapëse të mbajtur të shtunën mbrëma në stadiumin “Abdoulaye Wade”, kanë nisur zyrtarisht Lojërat e katërta Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, të cilat do të zhvillohen nga 31 tetori deri më 13 nëntor në Senegal.

Sponsor 3M Express

Në parakalimin e delegacioneve pjesëmarrëse, flamurin e Kosovës e mbajti xhudistja Arba Hasanaj, e cila përfaqësoi vendin tonë në këtë ceremoni.

Ceremonia u shoqërua me një program të pasur artistik, ku ndërthureshin elemente të traditës dhe kulturës senegaleze me frymën sportive dhe olimpike. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry.

Në këtë edicion marrin pjesë sportistë të moshës 14 deri në 18 vjeç, të cilët do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive.

Ekipi Olimpik i Kosovës në Dakar përbëhet nga tri sportiste: xhudistja Arba Hasanaj, taekwondistja Shega Sejdiu dhe atletja Erisë Avdullahu.

Sportistet kosovare do të përfaqësojnë vendin në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, duke synuar paraqitje sa më të mira në disiplinat e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Dukagjini dhe Gjilani kërkojnë vetëm fitore, formacionet zyrtare

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Kush është amerikani i arrestuar për dhunë në protestën e Tiranës?

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit

Gol e asistim, Ernest Muçi më meritori për fitoren e Trabzonsporit