Ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i spektaklit të shumëpritur, Big Brother VIP Kosova.

Prime i parë i këtij sezoni pritet të sjellë emocione, surpriza dhe një spektakël të veçantë, të cilin publiku do të ketë mundësi ta ndjekë LIVE edhe përmes platformës YouTube.
Pjesë e këtij edicioni do të bëhen personalitete të njohura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.
Befasia e parë nga Vëllai i Madh u zbulua mbrëmjen e kaluar, kur tre banorë u futën brenda shtëpisë, duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë gjatë këtij sezoni.
Megjithatë, spektakli i vërtetë nisi sonte, me Prime-in e parë të Big Brother VIP Kosova 5, ku priten hyrje të reja dhe shumë momente që do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.
Ndiqeni LIVE edhe në Youtube.




