Nis sonte edicioni i katërt i Festivalit të Këngës `Akordet e Kosovës` në RTK

Nis sonte edicioni i katërt i Festivalit të Këngës `Akordet e Kosovës` në RTK

Nis sonte edicioni i katërt i Festivalit të Këngës `Akordet e Kosovës` në RTK

Në skenën e festivalit do të prezantohen këngë të zhanreve të ndryshme, të interpretuara nga artistë të rinj dhe këngëtarë me përvojë.

Pjesëmarrës të festivalit janë Algert Sala x Jet me këngën “Gati tu”, Arbër Krasniqi me “Vjeshtë”, Besmir Shishko me “Përjetësisht”, Dea Pasha me “Sërish” dhe Hawolf me “Ti si unë”, Herva Novaku, me këngën “Voilà”, Miranda Lipovica me “Pranvera”, Niki Selmanaj me “E lirë”, Rei Bezhani dhe Martina Serreqi me “2011”, Rinea Vitija me këngën “Histori”,  Sajana Kodheli me “E lirë”, Shpend Lleshi, i njohur si General Gramophone, me këngën “Vala”, Troja Bicurri, me “Mali dhe Hana”, Urim Salihu me këngën “I njëjti”, Verona Kastrati, me “Flakë”, Shkëlzen Rexhaj, me emrin artistik Khuba, me këngën “Larg”, Sidorela Kelmendi Gashi me “Vetëm kam mbetur”, Olimpia Smajlaj, me “Amanet”, Fatbardha Nikçi me “Hajde mor’ i bukur” dhe Art Lokaj me “Pa ngjyra”.

Sponsor 3M Express

Edicioni i katërt i festivalit do të shtrihet gjatë tri netëve në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, me një program që ndërthur muzikën moderne, trashëgiminë muzikore dhe talentet e reja.

Drejtori artistik, Florent Boshnjaku, ka theksuar se emërtimi “Akordet e Kosovës” synon të nderojë historinë e festivalit dhe kontributin e kompozitorëve e artistëve ndër vite.

Risi e këtij edicioni është mbrëmja e fëmijëve, që vjen në natën e tretë, e cila u jep hapësirë talenteve të reja të interpretojnë drejtpërdrejt, të shoqëruar nga orkestra.

Festivali do të prezantohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi, ndërsa Adea Pula do të prezantojë mbrëmjen e fëmijëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Lideri i opozitës izraelite: Netanyahu i ka lodhur njerëzit me gënjeshtra, përçarje dhe nxitje të urrejtjes

Lideri i opozitës izraelite: Netanyahu i ka lodhur njerëzit me gënjeshtra, përçarje dhe nxitje të urrejtjes

Macja përpiqet ta ushqejë lodrën me ushqim

Macja përpiqet ta ushqejë lodrën me ushqim

Misionet nuk janë më aq të rëndësishme: Rockstar ndryshon rregullat në GTA 6

Misionet nuk janë më aq të rëndësishme: Rockstar ndryshon rregullat në GTA 6