Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku në orën 13:00 ka nisur protesta kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore.

Protesta është organizuar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Sheshi është mbushur me qytetarë, të cilët janë bashkuar për të kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe për të kërkuar masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta edhe në qytete të tjera të Kosovës, ku qytetarët kanë kërkuar drejtësi për viktimën, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të madhe për gratë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




