Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë në Kosovë, me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë në Kosovë, me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë në Kosovë, me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Kanë nisur punimet e Kongresit të VIII të Mjekësisë, i cili këtë vit mbahet me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

Sponsor 3M Express

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, gjatë këtij kongresi dyditor do të prezantohen mbi 130 punime shkencore nga ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet kryesore të shëndetit publik, me theks të veçantë te promovimi dhe edukimi shëndetësor, si dhe rëndësia e tyre në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Oda e Mjekëve ka bërë të ditur se kongresi synon të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive shkencore ndërmjet profesionistëve shëndetësorë, si dhe të kontribuojë në avancimin e praktikave dhe politikave shëndetësore.

Sipas njoftimit, temat që do të trajtohen kanë rëndësi për komunitetin mjekësor, institucionet shëndetësore dhe publikun e gjerë, duke nxitur diskutimin mbi sfidat aktuale të shëndetit publik dhe mundësitë për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | “I përgjakur dhe duke rezistuar” – dëshmitarja rrëfen rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës nga një veturë në tjetrën

LEX | “I përgjakur dhe duke rezistuar” – dëshmitarja rrëfen rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës nga një veturë në tjetrën

Historia e vërtetë e kërkimit të drejtësisë nga një e mbijetuar e sulmit seksual në Mesjetë

Historia e vërtetë e kërkimit të drejtësisë nga një e mbijetuar e sulmit seksual në Mesjetë

Ballkani Perëndimor, sa afër BE-së? Çfarë kërkuan dhe çfarë premtuan liderët në samitin në Mal të Zi

Ballkani Perëndimor, sa afër BE-së? Çfarë kërkuan dhe çfarë premtuan liderët në samitin në Mal të Zi