Nis inspektimi për rastin në Pejë, ku viktima dhe i dyshuari u urdhëruan të jetojnë nën të njëjtin kulm

Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhiaj, ka bërë të ditur për Klan Kosovën se ka nisur procesi i inspektimit lidhur me rastin ku viktima dhe personi që dyshohet se e ka kërcënuar janë urdhëruar të jetojnë nën të njëjtin kulm, me një distancë prej dy metrash.

Sponsor 3M Express

Duke u përgjigjur në pyetjen se si e vlerëson vendimin e gjyqtarit në këtë rast, Haxhiaj tha se vendimet gjyqësore nuk i komentojnë, por konfirmoi se janë ndërmarrë veprime për shqyrtimin e lëndës.

Ai bëri të ditur se kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës e ka autorizuar drejtorin e inspektimit, së bashku me dy inspektorë, për të shqyrtuar lëndët përkatëse në fushën civile dhe penale.

Sipas Haxhiajt, pas shqyrtimit të lëndëve, inspektorët do të hartojnë një raport të detajuar lidhur me veprimet e ndërmarra nga gjykata.

Ai shtoi se gjykata nuk ka dashur të dalë me një komunikatë zyrtare pa u konfirmuar fillimisht informacionet nga inspektorët që i kanë marrë lëndët në shqyrtim.

Lexo edhe

Atletico Madridi merr vendim për Julian Alvarezin

Atletico Madridi merr vendim për Julian Alvarezin

Hoxha: E kam një lutje te populli, boll ma – Zotit i lutem të jetë rasti i fundit!

Hoxha: E kam një lutje te populli, boll ma – Zotit i lutem të jetë rasti i fundit!

Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës

Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës