Anita Nikaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të tyre lidhur me kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Nikaj ka thënë se dy ministrat po dëshmojnë se qëndrimi i tyre në pushtet është më i rëndësishëm sesa marrja e përgjegjësisë për rastin, transmeton Klankosova.tv
“Gërvalla e Sveçla edhe njëherë e dëshmuan se janë aty për pushtet. Atyne nuk ua ninë se çka ndodhë, kush vritet dhe kush e ka përgjegjësinë”, ka deklaruar Nikaj.
Ajo ka kritikuar edhe raportin e përgatitur për rastin, duke thënë se nuk përmban informacione përtej atyre që tashmë janë publikuar në media dhe deklarimeve që Arlinda Zekaj kishte bërë vazhdimisht. /Klankosova.tv




