Ngatërresa për prenë e gjahut përfundon me kërcënim me pushkë në Suharekë – arrestohet 52-vjeçari, Policia ia sekuestron dy armë

Një mosmarrëveshje mes gjuetarëve për pronësinë e një preje të gjuajtur dyshohet se ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri në fshatin Delloc të Suharekës. Rasti ka çuar në arrestimin e një 52-vjeçari dhe sekuestrimin e dy pushkëve të gjuetisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Sabri Destani rreth 52 vjeç, ndërsa denoncimin e ka bërë S. R. rreth 50 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor 2026, rreth orës 11:00, teksa Reshani ishte duke gjuajtur në zonën e Dellocit, së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas deklarimit të tij në Polici, gjatë gjuetisë kishte lindur një mosmarrëveshje me Destanin lidhur me atë se kujt i takonte preja e gjuajtur.

Ajo që kishte nisur si përplasje për prenë dyshohet se kishte përshkallëzuar deri në kërcënim me pushkë gjuetie.

Reshani ka deklaruar se Destani e kishte kanosur me armë zjarri, ndërsa për rastin janë identifikuar edhe tre dëshmitarë, I.K., I.M. dhe L.G.

Denoncimi është bërë një ditë pas incidentit, më 26 tetor, rreth orës 14:40, në Stacionin Policor në Suharekë.

Pas pranimit të ankesës, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dy pushkë gjuetie, një Beretta e kalibrit 12GA dhe një pushkë dytytëshe e prodhimit rus, po ashtu e kalibrit 12GA.

Sipas informacioneve të siguruara, të dyja armët janë në pronësi të Destanit, i cili posedon leje për mbajtjen e tyre.

Megjithatë, posedimi i lejes nuk e përjashton përgjegjësinë eventuale penale nëse vërtetohet se arma është përdorur për kanosje.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe mënyrën se si dyshohet se është përdorur arma gjatë mosmarrëveshjes.

Shënim: Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Ngatërresa për prenë e gjahut përfundon me kërcënim me pushkë në Suharekë – arrestohet 52-vjeçari, Policia ia sekuestron dy armë | Momenti