Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar të hënën rreth orës 20:30, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.




