Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

Nga Roma në Milano, Italia në kaos protestash – arrestohen 8 persona

Italia është përfshirë këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe të thirrur nga sindikata USB. Sipas organizatorëve, mbi 1 milion persona morën pjesë në demonstrata, duke kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, pagat e ulëta dhe shtimin e shpenzimeve ushtarake.

Sponsor 3M Express

Protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në disa prej qyteteve kryesore, përfshirë Romën, Milanon dhe Torinon.

Në kryeqytet, demonstruesit hodhën objekte në drejtim të forcave të rendit, ngritën barrikada dhe tentuan të çanin kordonin policor për t’u afruar pranë Parlamentit. Gjatë protestave në Romë, tetë persona u arrestuan.

Ndërkohë, në Milano, protestuesit bllokuan për disa orë Tangjencialen Lindore, ndërsa në Bologna u ndërpre qarkullimi në tangjenciale dhe në një segment të autostradës A1 për rreth tri orë. Bllokime të qarkullimit pati edhe në Torino, kurse në Genova demonstruesit bllokuan hyrjen e portit.

Në Torino, policia ndaloi gjithashtu dy persona pas incidenteve të regjistruara në sheshin Castello. Në anën tjetër, në Firence protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve.

Greva përfshiu edhe sektorin shëndetësor, megjithatë u garantuan shërbimet minimale dhe urgjencat mjekësore.

Mobilizimi u zhvillua mes përplasjeve me qeverinë italiane, pasi ministri i Transportit, Matteo Salvini, kishte urdhëruar shtyrjen e grevës. Sindikata USB e kundërshtoi këtë vendim dhe vazhdoi organizimin e protestave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Qindra banorë evakuohen nga Oleshky në Ukrainë

Qindra banorë evakuohen nga Oleshky në Ukrainë

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

New York, më 1 nëntor mbahet Festivali i 34-të Shqiptar, këtë vit në qendër të vëmendjes Gjuha Shqipe

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend

Një bjelloruse në Big Brother VIP Kosova 5, Olechka i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend