Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve

Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve

Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga e hëna, 2 nëntor 2026, do të nisë zbatimi i programit për subvencionimin e transportit urban, përmes të cilit disa kategori të qytetarëve do të përfitojnë udhëtim falas.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Komunës, subvencionimi do të bëhet me 1.20 euro për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

Nga ky program do të përfitojnë personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre, pensionistët, personat me aftësi të veçanta, policët, pjesëtarët e ushtrisë, zjarrfikësit, punëtorët e arsimit, shërbyesit civilë, nxënësit dhe studentët.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të pajisen me kartela përkatëse në zyrat e caktuara, varësisht nga kategoria të cilës i përkasin.

Sipas Komunës, ky program synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit për qytetarët dhe të përmirësojë qasjen në transportin publik. /Telegrafi/

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve | Momenti