Nga 1 korriku 2027 ndryshon mënyra e marrjes së patentës në Gjermani, teoria mund të mësohet edhe përmes aplikacionit

Nga 1 korriku 2027 ndryshon mënyra e marrjes së patentës në Gjermani, teoria mund të mësohet edhe përmes aplikacionit

Nga 1 korriku 2027 ndryshon mënyra e marrjes së patentës në Gjermani, teoria mund të mësohet edhe përmes aplikacionit

Gjermania do të zbatojë nga 1 korriku 2027 një reformë të rëndësishme në sistemin e autoshkollave, me synimin për ta bërë marrjen e patentës më të lirë, më fleksibile dhe më pak burokratike.

Sponsor 3M Express

Ndryshimet janë miratuar nga Bundesrat-i gjerman më 20 nëntor 2026 dhe prekin mënyrën e përgatitjes teorike, ushtrimet praktike dhe transparencën e çmimeve të autoshkollave.

Një nga ndryshimet kryesore është heqja e detyrimit për të ndjekur fizikisht orët e teorisë në autoshkollë.

Kandidatët do të kenë mundësi ta përvetësojnë të gjithë materialin teorik në mënyrë digjitale, përfshirë edhe përmes aplikacioneve në telefon, shkruan mediumi gjerman Auto Motor und Sport.de.

Autoshkollat do të vendosin nëse do të ofrojnë mësim tradicional, online apo një kombinim të të dyjave.

Reforma parasheh gjithashtu mundësinë që kandidatët për patentë të kategorisë B të ushtrojnë vozitjen edhe me persona të afërt, jashtë orëve të zakonshme të autoshkollës. Kjo do të realizohet fillimisht përmes një projekti pilot dhe me kushte të veçanta.

Para fillimit të këtyre ushtrimeve, kandidati duhet të ketë përfunduar së paku gjashtë njësi praktike në autoshkollë, ndërsa si kandidati ashtu edhe personi shoqërues duhet të marrin udhëzimet e nevojshme teorike dhe praktike.

Një tjetër risi është krijimi i një regjistri publik digjital, përmes të cilit qytetarët do të mund të krahasojnë çmimet e autoshkollave në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

Kjo masë synon të rrisë konkurrencën dhe t’u mundësojë kandidatëve të zgjedhin ofertën më të përshtatshme për buxhetin e tyre.

Sipas reformës, autoshkollat nuk do të jenë më të detyruara të mbajnë salla të veçanta për mësimin teorik, nëse ofrojnë vetëm përgatitje digjitale.

Megjithatë, ato duhet të kenë hapësira të përshtatshme për veprimtarinë e tyre administrative, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i reformës është ulja e kostove për marrjen e patentës, pasi në Gjermani përgatitja për patentën e kategorisë B mund të kushtojë mesatarisht rreth 3.400 euro, ndërsa në shumë raste shpenzimet kalojnë edhe 4.000 euro.

Megjithatë, jo të gjitha ndryshimet që janë diskutuar do të hyjnë automatikisht në fuqi më 1 korrik 2027.

Ndryshimet për numrin e orëve të detyrueshme speciale, shkurtimin e provimit praktik dhe përdorimin e simulatorëve kërkojnë procedura të tjera ligjore.

Reforma konsiderohet një nga ndryshimet më të rëndësishme në sistemin gjerman të autoshkollave, ndërsa pritet të ndikojë drejtpërdrejt te mijëra të rinj dhe qytetarë që synojnë të pajisen me patentë shofer në vitet e ardhshme./Telegrafi/

Lexo edhe

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur