Nesër përfundon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2027

Nesër përfundon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2027

Nesër përfundon debati rreth amendamenteve për buxhetin e vitit 2027

Të hënën përfundon debati i Komisionit për financa dhe buxheët rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2027.

Sponsor 3M Express

Për buxhetin e propozuar janë parashtruar 400 amendamente, pjesa më e madhe e të cilave janë tërhequr, ndërsa disa janë miratuar.

Në Propozim buxhetin për vitin 2027 të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarëve, që është 5,7 për qind më shumë në krahasim me vitin 2026, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë, që është për 4,8 për qind në krahasim me vitin 2026.

Deficiti buxhetor është planifikuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të BPV-së, dhe është në pajtim me strategjinë fiskale për periudhën 2027 – 2031.

Për shpenzime kapitale janë planifikuar 40,8 miliardë denarë. Të ardhurat tatimore janë projektuar në 223,1 miliardë denarë, që parasheh rritje prej 6,4 për qind.

Për transfere sociale janë paraparë 220,8 miliardë denarë, që është rritje për 4,1 për qind, prej të cilave 123,8 miliardë denarë për pagesë të pensioneve apo rritje për 4,8 për qind në pajtim me harmonizimin ligjor.

Lexo edhe

Momenti kur deputeti i PD-së qëllohet nga policia me plumb gome

Momenti kur deputeti i PD-së qëllohet nga policia me plumb gome

Përshkallëzohen tensionet në Tiranë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt automjeteve të policisë

Përshkallëzohen tensionet në Tiranë, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt automjeteve të policisë

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, ministri Demo kërkon pezullimin e menjëhershëm të efektivit që qëlloi

Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome, ministri Demo kërkon pezullimin e menjëhershëm të efektivit që qëlloi