Nesër një javë nga rasti i Arlindës, shteti u çua në këmbë vetëm pasi iu mor jeta

Nesër një javë nga rasti i Arlindës, shteti u çua në këmbë vetëm pasi iu mor jeta

Nesër një javë nga rasti i Arlindës, shteti u çua në këmbë vetëm pasi iu mor jeta

Nesër bëhet një javë nga vrasja e Arlinda Zekajt, në Vitomiricë të Pejës. Kunati i saj, Albert Sylaj, dyshohet se ia mori jetën me sëpatë, para syve të djalit të saj, në shenjë hakmarrjeje.

Sponsor 3M Express

Shteti dështoi në mbrojtjen e saj. Arlinda kishte kërkuar ndihmë në disa institucione, duke paralajmëruar se një ditë mund të vritej, por thirrjet e saj nuk morën përgjigjen e duhur.

Ajo sot nuk jeton më, por pas la dëshmi për atë që kishte përjetuar, dhimbjen e përditshme dhe neglizhencën institucionale, raporton Klankosova.tv

Arlinda u vra mbrëmjen e 25 tetorit, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga Policia e Kosovës, pasi kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje.

I dyshuari për vrasjen, Albert Sylaj, u arratis pas kryerjes së krimit, por u arrestua më 28 tetor. Në paraburgim përfundoi edhe vëllai i tij, ish-bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj.

Pas rastit pasuan disa suspendime dhe një dorëheqje.

Më 29 tetor, u rekomandua suspendimi i 11 zyrtarëve policorë. Po ashtu, u suspenduan kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Ndërkaq, të enjten, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje nga detyra.

Por të veprojnë njëjtë nuk e kanë ndërmend dy ministrat e Albin Kurtit.

Ai i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ne konferencën për media të së premtes, bënë të ditur se nuk do të japin dorëheqje, përkundër kërkesave të shumta.

Protesta u mbajtën në Prishtinë e qytete tjera, me kërkesa të qarta, drejtësi për Arlindën dhe shkarkime të përgjegjësve./Klankosova.tv

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi

Nesër një javë nga rasti i Arlindës, shteti u çua në këmbë vetëm pasi iu mor jeta | Momenti