Nesër në Apel ankesa e Naim Murselit, mbrojtja kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm

Nesër në Apel ankesa e Naim Murselit, mbrojtja kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm

Nesër në Apel ankesa e Naim Murselit, mbrojtja kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm

Nesër është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sponsor 3M Express

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ajo ngre pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Ankesë në Gjykatën e Apelit ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

Lexo edhe

Ekskluzive | Biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Ekskluzive | Biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nesër në Apel ankesa e Naim Murselit, mbrojtja kërkon anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm | Momenti