Nesër mblidhet Kuvendi: Dy seanca, dy rezoluta e shumë pika të tjera në rend dite

Nesër mblidhet Kuvendi: Dy seanca, dy rezoluta e shumë pika të tjera në rend dite

Nesër mblidhet Kuvendi: Dy seanca, dy rezoluta e shumë pika të tjera në rend dite

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër në dy seanca plenare.

Sponsor 3M Express

Seanca e parë do të nisë nga ora 10:00, ku do të jetë vazhdim i seancës së kaluar, ku do të jenë disa pika në rendin e ditës.

Në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Shëndetësisë,  Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.

Gjithashtu, do të jetë edhe votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Ndërkaq, seanca e re do të nisë nga ora 13:00, ku gjithashtu janë planifikuar disa pika të rendit të ditës.

Në mesin e tyre, është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Latifi kritika për Qeverinë Kurti: S’ka zhvillim e as investime kapitale (VIDEO)

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Rasti në KK të Mitrovicës, Berisha: Unë dola jashtë të freskohem, ai e ka marrë në tjetër aspekt (VIDEO)

Në ditëlindjen e nënës, Elijona Binakaj prek me dedikimin: Sa herë kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë

Në ditëlindjen e nënës, Elijona Binakaj prek me dedikimin: Sa herë kam nevojë për ty, më dhemb fakti që nuk të kam pranë