Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje të martën, ku pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.

Sponsor 3M Express

Si pikë e parë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Pastaj është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-020 për Efiçiencë të energjisë, si dhe ai për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

Gjithashtu, si pikë e rëndit të ditës është edhe procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Pritet të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, si dhe zgjedhja e dy anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

“Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.”, janë gjithashtu dy nga pikat e fundit të rendit të ditës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Tragjedi në futbollin argjentinas, 16-vjeçari Abel Nunez vdes pasi u godit nga topi në kokë

Tragjedi në futbollin argjentinas, 16-vjeçari Abel Nunez vdes pasi u godit nga topi në kokë

Pse disa njerëz nuk ftojnë kurrë mysafirë në shtëpi? Çfarë fshihet pas kësaj sjelljeje?

Pse disa njerëz nuk ftojnë kurrë mysafirë në shtëpi? Çfarë fshihet pas kësaj sjelljeje?