Pas ndarjes nga jeta në moshë të re të artistes kosovare Rinesancë, familjarët e saj kanë njoftuar për organizimin e homazheve në nderim të saj.
Sipas njoftimit të familjes, homazhet do të mbahen të dielën, më 25 tetor, duke filluar nga ora 17:00.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Erb&Good, në adresën 171 King Street South, Waterloo, Ontario, në Kanada.
Familjarët kanë bërë publike detajet e ceremonisë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë dhe t’i japin lamtumirën e fundit artistes.
Ndarja e saj nga jeta në moshë të re ka lënë pikëllim te familjarët dhe ata që e kanë njohur dhe vlerësuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




