Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende

Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende

Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende.

Sponsor 3M Express

Vitia përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në më pak se katër vite, ky është konkursi i katërt për specializim.

Siç tha ai: “Prioritet u kemi dhënë lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare”.

Risi e këtij konkursi siç tha Vitia është poentimi përmes sistemit digjital.

“Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta. Së shpejti do të shpallim edhe një konkurs të ri për shkollim specialistik për nevojat e institucioneve shëndetësore private. Më shumë mundësi për mjekët tanë, më shumë transparencë në proces”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj

Gjykata Speciale ka shkelë të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, thotë Qelaj

Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë

Alpine sfidon trendin elektrik, lë të hapur derën për motorët me benzinë

Si u bënë bitëlsat më të mëdhenj se Shekspiri

Si u bënë bitëlsat më të mëdhenj se Shekspiri

Nënshkruhet vendimi për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende | Momenti