Nelson Hysa zbulon arsyen e dorëzimit ndaj Kabayelit: Ma lëndoi bërrylin, nuk kishte grusht fare

Nelson Hysa zbulon arsyen e dorëzimit ndaj Kabayelit: Ma lëndoi bërrylin, nuk kishte grusht fare

Nelson Hysa zbulon arsyen e dorëzimit ndaj Kabayelit: Ma lëndoi bërrylin, nuk kishte grusht fare

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka treguar arsyen që e detyroi të dorëzohej në duelin për titullin e botës në versionin WBC ndaj Agit Kabayelit, duke pretenduar se pësoi një lëndim në bërryl gjatë përballjes.

Sponsor 3M Express

Hysa u tërhoq në raundin e dytë të meçit të zhvilluar të shtunën mbrëma në Dusseldorf, para rreth 50 mijë tifozëve, duke mos arritur ta përfundojë sfidën për titullin e botës në kategorinë e rëndë.

Në një video të publikuar nga ShkodraWeb dhe disa mediume të tjera, 42-vjeçari shihet duke diskutuar me stafin e tij pas përfundimit të meçit, ku shpjegon arsyet që e çuan drejt dorëzimit.

Ai i tregon trajnerit se kishte pësuar lëndim në bërryl dhe se nuk kishte mundësi të vazhdonte përballjen, duke pretenduar se Kabayel ia kishte kapur bërrylin.

Megjithatë, Hysa nuk është treguar aspak i impresionuar nga fuqia e goditjeve të kundërshtarit, duke deklaruar se Kabayel “s’kishte grusht fare”. Madje, shqiptari pretendon se kishte arritur ta trondiste boksierin gjerman gjatë përballjes.

“I ikën sytë”, dëgjohet të thotë Hysa në videon e publikuar.

Në anën tjetër, Agit Kabayel kishte një vlerësim krejt tjetër për paraqitjen e kundërshtarit.

Në një intervistë për mediumin gjerman Bild, ai u shpreh i zhgënjyer me rezistencën e Hysës, duke thënë se kishte pritur një luftë më të fortë dhe më të gjatë.

“Kur lufton për titullin e kampionit të botës, kjo është mundësia e jetës tënde. Atëherë nuk mund të hysh në ring në atë mënyrë dhe, pas vetëm disa goditjeve, ta kthesh kokën anash. Ti flet me të madhe, më sfidon, por në fund paraqitesh me një performancë të tillë. Kjo është për të ardhur keq”, deklaroi Kabayel.

Për Nelson Hysën, kjo ishte humbja e parë në karrierën e tij profesionale, pas 25 fitoreve, prej të cilave 23 me nokaut.

Ndërkohë, Agit Kabayel vazhdon të ruajë rekordin e përsosur, duke regjistruar fitoren e 28-të në po aq meçe të zhvilluara. /Telegrafi/

Lexo edhe

Google ndalon ndërtimin e qendrës së të dhënave për inteligjencë artificiale në Belgjikë

Google ndalon ndërtimin e qendrës së të dhënave për inteligjencë artificiale në Belgjikë

Gjermania ia refuzon hyrjen 27 vjeçarit shqiptar, shkak një rezervim hoteli që nuk ekzistonte

Gjermania ia refuzon hyrjen 27 vjeçarit shqiptar, shkak një rezervim hoteli që nuk ekzistonte

Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Basha: Ekipet punuan gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve nga bora